Heynckes: Ne e merituam finalen

02 maj 2018 | 12:01

Jupp Heynckes është shprehur i zhgënjyer me eliminimin e Bayern Munchen nga Liga e Kampionëve. Trajneri gjerman, ka thënë se skuadra e tij e ka merituar të jetë në finale.

“Ashtu si skuadra ime, jam i zhgënjyer që nuk kemi kaluar, e meritonim të arrinim në finale, por nuk jam melankolik, kam një pamje realiste për rezultatin. Nëse shihni të dyja ndeshjet, ne ishim ekipi më i mirë. Duhet të ishim në finale, jam shumë i zhgënjyer. Nëse shikojmë ndeshjen e sotme, të dyja ekipet luajtën mirë, ishte një lojë e bukur, e klasit botëror. Ne kemi dominuar, unë besoj dhe ata duhet të falënderojnë Navasin për performancën e tij spektakolare, veçanërisht në fund”, ka thënë Heynckes, duke shtuar: “Nuk e kisha parë Bayern të luante aq mirë në një kohë mjaft të gjatë. Jam i zhgënjyer me rezultatin. Barazimi ishte një humbje për ne. Jemi stërvitur dhe kemi punuar për nëntë muaj, kemi ndërtuar një grup të mirë. Lojtarët e mi janë të gjithë të fortë dhe është një e vërtetë e turpshme që gjërat duhet të përfundojnë si kjo”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Balaj, është arrestuar sot derisa…