Hezbollahu ia rrëzoi dronin, Izraeli nis sulmet në Libanin lindor

07 prill 2024 | 08:12

Izraeli nisi sulmet ajrore në Libanin lindor herët të dielën, duke goditur ato objekte të infrastrukturës së Hezbollahut pasi grupi i armatosur rrëzoi një dron izraelit mbi vend ndërsa të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr mes tensioneve rajonale në rritje.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se avionët luftarakë goditën një kompleks ushtarak dhe tre objekte të tjera infrastrukturore që i përkasin Hezbollahut në qytetin lindor të Baalbek.

Hezbollahu ka shkëmbyer zjarr me Izraelin përtej kufirit jugor të Libanit që nga 8 tetori, një ditë pasi grupi palestinez Hamas nisi një sulm ndaj Izraelit që shkaktoi luftën e Izraelit në Gaza dhe çoi në përshkallëzimin e tensioneve rajonale.

Granatimet izraelite kanë vrarë rreth 270 luftëtarë të Hezbollahut dhe rreth 50 civilë. Në Libanin jugor, rreth 90,000 njerëz janë zhvendosur gjithashtu, ndërsa më shumë se 96,000 izraelitë janë zhvendosur nga zona kufitare veriore e vendit.

ShBA-ja dhe vende të tjera kanë kërkuar një zgjidhje diplomatike për shkëmbimet e zjarrit midis Hezbollahut dhe Izraelit. Hezbollahu tha se nuk do të ndalojë zjarrin përpara se të zbatohet një armëpushim në Gaza.

Dy burime sigurie thanë se sulmi i fundit izraelit në Liban kishte në shënjestër një kamp trajnimi që i përkiste Hezbollahut në fshatin Janta pranë kufirit me Sirinë dhe qytetin Safri pranë Baalbek.

Nuk raportohet për viktima nga sulmet, thanë burimet, shkruan Retuers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe…