Hidhet me bark në një nga kanalet e Venecias, kryebashkiaku: Do t’i japim certifikatë budallallëku

29 mars 2023 | 08:11

Autoritetet italiane kanë shpallur në kërkim një djalë i cili u filmua në video duke u hedhur në një nga kanalet e Venecias nga çatia e një goditje trekatëshe.

Kryebashkiaku i qytetit, Liuigi Burgnaro, tha përmes një postimi në Twitter se po e kërkonte personin për t’i dhënë një “certifikatë budallallëku” dhe shumë shkelma për veprimin që bëri, video e të cilit u bë virale në rrjetet sociale.

Gjithashtu, ai tha se djali që u hodh dhe ai që xhiroi videon do të arrestohen. Policia po kërkon të zbulojë sesi arriti personi të futej në një banesë private dhe për më tepër në çati. Ai bëri thirrje që cilido që ka parë videon të ndihmojë në identifikimin e personit, të cilit iu referua si turist. “Bëjnë këto budallallëqe për të hedhur video në mediat sociale dhe për të marrë pëlqime”, tha kryebashkiaku.

Nuk është hera e parë që turistët bëjnë veprime të tilla në Itali, që shpesh përfundojnë me pasoja. Vitin e kaluar, 40 turistë u arrestuan sepse notuan, disa herë edhe të zhveshur plotësisht, në kanalet e Venecias, ndërsa një tjetër u ndalua pasi bëri sërf në Kanalin e Madh.

Në Romë, një turist amerikan u gjobit pasi shkaktoi 25 mijë dollarë dëme pasi përplasi motorin e saj te Shkallët Spanjolle. Për shkak se u fut me makinën e tij Maserati në të njëjtin vend, një turist saudit gjithashtu u gjobit nga policia.

Turistët janë gjobitur edhe pse kanë shkruar me bojë emrat e tyre në monumente në qytete të ndryshme, apo sepse kanë shkatërruar skulptura në Vatikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale…