Higuaini godet trajnerin në stërvitje (video)

17 shtator 2019 | 17:41

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Atletico Madridin, në “Uanda Metropolitano” në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël.

Në kampin bardhezi stërvitja vazhdon normalisht dhe e qetë, për një sfidë e vështirë siç është ajo kundër “Los Kolçoneros”. Gonzalo Higuain, është bërë protagonist i një episodi të pa zakontë, në stërvitjen e “Zonjës së Vjetër” ditën e sotme.

Teka dështon të marrë topin nga shokët e skuadrës, argjentinasi nervozohet shumë dhe në nerva e sipër godet me këmbë edhe një nga ndihmësit e Sarrit. Por, nuk përfundon këtu, teksa pasi goditi ndihmësin e trajnerit, Higuain ka goditur me shkelma reklamat që ishin në anësore. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e shakasë, pasi më pas stërvitja vazhdoi normalisht.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike…