Hila: Dua titullin me Prishtinën

25 gusht 2019 | 12:51

Mesfushori Ardit Hila është përforcimi më i ri i skuadrës së Prishtinës. 26-vjeçari nga Elbasani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Prishtinës, kurse në edicionin 2018/19 është shpall kampion me Partizanin duke u paraqitur në 27 ndeshje kampionale.

Ai ka bërë me dije se e pranoi ofertën e Prishtinës me synim që të shpallet kampion i Kosovës në edicionin 2019/2020.

“Është e vështirë ta ndërrosh Partizanin dhe me gjithë ofertat tjera që nuk munguan, as nga skuadra pretenduese, por projekti i Prishtinës, trajneri Josa dhe udhëheqja e klubit, më bindën me planin dhe si përfundim vendosa t’i bashkohem Prishtinës. Të them të drejtën nuk është që di shumë për futbollin këtu, por vije për të fituar, sidomos kampionatin, me të cilën pa mburrje them se tani e kam një përvojë të tillë të fundit me Partizanin, dhe besoj se do ta ndihmoj shumë ekipin drejt këtij rrugëtimi, e që Prishtinës i mungon”, ka thënë Hila për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas të Kosovës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri rekrod i zjarreve në pyllin e Amazonës ka koinciduar…