Hilaria Baldwin pëson abort

13 nëntor 2019 | 11:22

Hilaria Baldwin ka njoftuar se ka pësuar një abort. Gruaja 35-vjeçare e Alec Baldwin, hyri në “Instagram” për ta dhënë lajmin e dhimbshëm.

“Ne jemi shumë të mërzitur për të treguar se foshnja jonë ndërroi jetë në katërmujorin e tij”, ka shkruar Hilaria nën video.

“Ne duam që ju ta dini se, edhe pse nuk jemi mirë tani, do të jemi. Ne jemi aq me fat për katër fëmijët tanë të shëndetshëm dhe kurrë nuk do ta heqim vëmendjen nga kjo. Unë jam e shkatërruar tani. Nuk e prisja këtë kur shkova në kontroll sot. Unë nuk e di çfarë tjetër të them. Jam ende në shok”, ka shkruar Baldwin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gwen Stefani u është përgjigjur thashethemeve se ajo është fejuar…