Hilli: Herët të thuhet se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë është i pasuksesshëm

27 tetor 2023 | 17:09

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se është shumë herët të thuhet se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i pasuksesshëm.

Hilli në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë (REL)” ka thënë se nuk e priste suksesin e plotë nga takimi i djeshëm në Bruksel, por se pritja e tij ishte kthimi në tryezën e bisedimeve.

“Tani duhet të shohim (vazhdimin)”, ka thënë ai.

Diplomati amerikan ka thënë se synimi i dialogut, është një zgjidhje politike që pret “dhënie e marrje” nga të dyja palët.

“A mund të arrijmë një situatë ku serbët në Kosovë të ndihen rehat dhe të kenë një lloj Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Dhe së dyti, a mund të arrijë Prishtina atë që dëshiron, që është një rrugë e qartë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare” ka thënë Hilli.

Ai mendon se sulmi i armatosur ndaj policisë së Kosovës në Banjskë është pengesë e madhe për negociatat në Bruksel.

Hill ka bërë me dije se ShBA-ja është duke i monitoruar nga afër hetimet në Beograd dhe Prishtinë

“Fokusi është të zbulohet saktësisht se çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës. Dhe së fundi, të krijohen rrethana, ku kjo nuk mund të ndodhë më”, ka thënë ambasadori amerikan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për medie…