Hilli: Serbia duhet t’i paraqesë më mirë aspiratat dhe synimet e saj drejt BE-së

04 mars 2024 | 15:54

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar të hënën në Forumin e Biznesit në Kopaonik, se Serbia duhet t’u shpjegojë më mirë partnerëve të saj se çfarë po përpiqet të bëjë, cilat janë problemet me të cilat përballet, por edhe të jetë e qartë në dëshirën dhe vendosmërinë e saj për të vazhduar rrugën evropiane.

“Ka njerëz që besojnë se Serbia nuk do të vazhdojë rrugën evropiane, të tjerë dëgjojnë se BE-ja nuk do ta integrojë Serbinë, ka shumë mosbesim. Dhe kur është kështu, njerëzit nuk duan të marrin masa që nuk janë të lehta, masa që janë të vështira, sidomos kur nuk e di se çfarë po merr”.

“Po, ju jeni duke marrë diçka, por çfarë është ajo”, ka thënë Hilli, shkruan “Tanjug”-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Shabani, shpall te pavlefshme dëftesat e vitit: I,II,III,IV dhe…