“Hipokritë klasikë”/ Iu përmend emri sot në Kuvend, reagon Elez Blakaj

26 prill 2023 | 22:23

Prokurori Elez Blakaj sot është përmendur nga ministrja Albulena Haxhiu, në Kuvendin e Kosovës, për të cilin ajo tha se ka ikur për shkak të Ramush Haradinajt, i cili në atë kohë ishte kryeministër.

“Ndoshta ju kujtohet të gjithëve që në Kosovë një prokuror special është detyruar të lëshoj vendin për shkak teje zotëri Haradinaj sepse sa ke qenë kryeministër i ke kërkuar raport me shkrim që brenda 30 dite të jap raport për atë që ka në adresim ish prokurori Elez Blakaj. Kjo është ndërhyrja brutale në sistemin e drejtësisë pasi si kryeministër nuk ke të drejtë t’i kërkosh llogari Prokurorisë. Për shkak teje ai nuk është mbrojtur”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, Blakaj ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke i quajtur hipokritë klasikë ata që sot shesin moral, ndërsa thotë që është e neveritshme që ata dikur organizonin konferenca e vraponin nëpër studio televizive për të folur për drejtësi.

Më tej, ai ka thënë se qytetarët dhe institucionet duhet të lajmërojnë çdo rast të dyshuar për vepër penale, pavarësisht se kush është ai/ajo.

Sipas Blakajt, përfituesit më të mëdhenj nga gjithë kjo rrëmujë jana ata që nuk janë të interesuar për reforma në drejtësi dhe luten që të ketë sa më shumë debate e tensione të tilla, pasi kështu mbijetojnë.

Postimi i tij i plotë në “Facebook”:

E neveritshme të dëgjosh nivelin e debatit në Kuvendin e Republikes së Kosovës, studio televizive dhe media të ndryshme duke folur për drejtësi, me theks të veçantë ata të cilët dje shanin e organizonin konferenca për shtyp e vraponin pas debateve në televizone të ndryshme, e sot na shesin moral – hipokrita klasik!

Secili qytetar, në veçanti institucionet duhet ta lajmërojnë çdo dyshim për secilën veper penale dhe të bashkëpunojnë ngushtë me organet kompetente në të gjitha fazat e procedurës në interes të zbardhjes së rastit, pavarësisht kush është emri i përveçëm e/i të dyshuarit e poashtu sjelljes, motivit dhe performancës së zbehtë të organeve të drejtësisë!

Është e dukshme dhe e kuptueshme se përfituesit më të mëdhenj nga e gjithë kjo rrëmujë janë të gjithë ata të cilët nuk janë të interesuar të ketë reforma në drejtësi. Madje të gjithë këta përfitues, lutën vazhdimisht që të ketë sa më shumë debate, tensione, komente dhe përplasje të tilla sepse kështu mbijetojnë! Andaj, sa më pak që flitet dhe komentohet për “drejtësinë”, aq më shumë reforma do të kemi!Ndërsa për të gjithë gazetarët, në veçanti për gazetarët hulumtues, kërkoni informacione për fatin e mijëra lëndëve të regjistruara si PPN (penale të ndryshme).… e frikshme si trajtohën dhe çfarë fshihet aty!.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kamerat e vendosura afër objektit të Policisë Rajonale në veri…