Hipokrizia e Vetëvendosjes: Kur alarmohej për minatorët e Bulqizës në Tiranë

30 tetor 2023 | 22:22

Është bërë një javë që prej kur minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë urie. Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.Gjatë kësaj kohe shumë prej tyre iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe janë detyruar që të marrin edhe trajtim mjekësor.

Pas krejt kësaj situate, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe partia e tij nuk po bëjnë zë siç u alarmonin në vitin 2020 për minatorët e Bulqizës në Tiranë.

VV në vitin 2020 përkrahte minatorët e Bulqizës, në vitin 2023 injoron minatorët e Trepçës

Tre vite më parë në Shqipëri, minatorët e Bulqizës kishin protestuar duke kërkuar punë të sigurt dhe të dinjitetshme.

Këtë protestë e kishte përkrahur edhe Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se “shkeljet e të drejtave të minatorëve janë shkelje mbi të gjithë shqiptarët”.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës si dhe protestën që “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” organizon këtë të diel, data 26 janar, në Tiranë në ora 11:00 te Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””, thuhej ndër të tjera në postimin e Vetëvendosjes.


Ndërsa tani derisa minatorët e Trepçës kanë pothuajse të njëjtat kërkesa, ata injorohen nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

Madje sot menaxhemnti i Trepçës ka suspenduar nga puna edhe kryetarin e Sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe katër punonjësve të tjerë, me arsyetimin se “kanë keqpërdorur të drejtën në grevë duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e punëtorëve. / Periskopi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aitana Bonnmati, e ka fituar Topin e Artë, në konkurrencën…