Hiqen vizat në mes të Shqipërisë dhe Kinës

28 dhjetor 2022 | 11:16

Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.

Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa pasur nevojën e një vize.

Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enzo Fernandez ishte një nga lojtarët më të spikatur në…