Hiqen vizat për udhëtime në zonën Schengen

01 janar 2024 | 10:40

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024 do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Gjatë 1 janarit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të organizohet udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Në këtë aeorport janë parë qytetarë që po presin të shfrytëzojnë heqjen e regjimit të vizave.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.

Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Kjo pavarësisht faktit se që nga viti 2018, Komisioni Evropian kishte konfirmuar disa herë që Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por që disa shtete vazhdimisht kishin shprehur rezerva.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Fillimi i idealizmit, ngjizja multietnike…