Hiqet ndalesa, rezultatet e zgjedhjeve në Turqi mund të raportohen më herët sesa që pritej

14 maj 2023 | 18:26

Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë e ka hequr ndalesën e raportimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Ligji turk e bën të ndaluar raportimin e çdo rezultati deri në orën 21:00 me kohën lokale, por kjo, siç raporton BBC, ka ndryshuar në këto momente.

Kështu, mund të pritet që dy orë më herët sesa që pritej të ketë një ide se si kanë votuar turqit, bazuar në një pjesë të votave të numëruara.

Procesi i votimit ka përfunduar pak më parë, ndërsa ka nisur menjëherë numërimi.

Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar vendimtare në një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.

Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka hedhur akuza në drejtim…