Historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave

31 maj 2020 | 09:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 21-vjetorin e rënies, ka përkujtuar heronjtë Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala. Haradinaj ka thënë se historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave. “Kujtojmë sot me nderim, në 21-vjetorin e rënies së tyre, Heronjtë e Kosovës, Xhemajl Fetahaj e Milazim Shala. Dy luftëtarë vizionarë, pjesëtarë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, që në momentet më vendimtare i dolën në mbrojtje nderit të Atdheut. Historia e Kosovës është e shkruar me gjakun e trimave, që iu bën krah lirisë sonë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes…