Historia e shekullit XX e shqiptarëve duhet të rishkruhet (2)

14 shtator 2023 | 11:30

Shkruan: Izmi Zeka

Angazhimi atdhetar dhe lufta për shtet duhet të ndahet prej asaj që e përmenda më sipër. Filozofia e dekuilibrimit atdhetar fatkeqësisht ka ruajtur kontinitet që siç shihet edhe nga e sotmja ka dëmtuar perspektivën shqiptare.

Prej Qeverisë së Vlorës e deri të Mbretëria e Zogut kemi disa qeveri që bënë përpjekje për shtrirje të autoritete shtetëror për nuk e arritën asnjëherë.

Prej vitit 1912 deri me pushtimin fashist e nazist në Shqipëri, vrasjet dhe atentatet e shqiptarëve ndaj njëri tjetrit kanë qenë tepër të mëdha.

Serbët dhe malazezët me qëllim pushtimin kanë vrarë dhe jo vetëm kaq kanë bërë masakra deri në gjenocid në territoret shqiptare. Absurditet i llojit.

Territoret shqiptare të copëtuara e të pushtuara, e anën tjetër qoftë lufta politike deri në vrasje të shumë personaliteteve paraqet frymën e çerekut të parë të shekullit XX. Traktati i Shën Stefani i 3 marsit 1878, Kongresi i Berlinit i 13 qershorit 1878, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës e vitit 1912-1913, Traktati i Fshehtë i Londrës i 26 prill 1915, Konferenca e Paqes se Parisit e 18 janarit 1919 të gjitha pa dallim në emër të paqes territoret Shqiptare i ndanë dhe i copëtuan.

Shikuar këto konferenca, traktate etj habit fakti që të gjitha pothuajse me ndryshime të vogla e copëtuan territorin Shqiptarë duke e ndarë në shumë pjesë.

Përpjekjet nuk rreshtin për tu mvetsuar, por pa pasur unitet të brendshëm politik dhe kombëtar në territoret shqiptare. Aspekt tjetër e i rëndësisë së veçantë ishte se interesat e fuqive të mëdha nuk lidheshin me interesin kombëtar.

Nuk ishte arritur që të krijoheshin lidhje diplomatike dhe jo vetëm kaq me vendet që vendosnin për hartën e Evropës por edhe të Ballkanit.

Nga analiza shkencore historike jo e analizuar duke krijuar më shumë konfuzitet se sa qartësi të gjysmës së parë të shekullit XX edhe shpjegimet e bëra kanë krijuar ngjarje dhe personalitete që vështirë ti qëndrojnë shkencës dhe historiografisë shqiptare.

Nuk ka mundësi shkencore që Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Bajram Curri të jenë të njëjtë ose barabartë në veprimtarin atdhetare me Ahmet Zogun kur edhe vet dokumente rrëfejnë se porositësi i likuidimit të tyre ishte vet ai. Në këtë rast shpjegimi shkencor është i domosdoshëm. Po t’i shikosh librat e historisë lexuesi i thjesht por edhe nxënësit e kanë të pamundur të kuptojnë dallimin në mes një programi kombëtar dhe të atij që ka tradhtuar interesat kombëtare.

Nuk mund të diskutohet profili i tyre i brendshëm politik kur territoret ishin të pushtuar dhe vendit i duhet çlirimi.

Si ka mundësi që sot ende nuk ka një prerje në mes veprimtarisë së Avni Rrustemit dhe Esat Pashë Toptanit. Zëra të historianëve flasin dhe shkruajnë jo në kontekstin kohor dhe zhvillimet në trojet shqiptare por për natyrën e çështjeve të brendshme të kohës duke mos parë rrethanat ballkanike, evropiane dhe botërore.

Nuk shikojnë veprimet, hapat politik dhe luftën e tyre qoftë edhe jo të organizuar në nivel të tërësishëm,përpjekjet për përhapjen e dijes, kurse merren me diversitetin që kishin e nuk ishte fare politik që lidhej më shumë me interesat e atyre që shtypnin dhe masakronin popullsinë shqiptare. Nuk gjen në historitë e popujve të tjerë ekuilibrim të tillë të figurave historike e nga herë edhe të ngjarjeve të mëdha historike se sa tek ne.

Ismajl Qemaili, Fan Noli, At Gjergj Fishta, familja Qiriazi, Mihal Grameno, familja Topulli, Shahin Kolonja, Hil Mosi e shumë të tjerë qoftë përmes shkrimeve, veprimeve konkrete kombëtare,botimeve të shumta ishin vetë koncepti i Shqipërisë së lirë.

Këto personalitete letrare dhe atdhetare mbesin në hijen e luftës së brendshme shqiptare të kohës qoftë politike por edhe të shkrimit të mëvonshëm të historisëpa njohuri bazike mbi konsistencën programore të rezistencës duke u ndalur tek bindjet individuale të tyre.

Çështje të diskutimit që shihen nga shkrimet mund tëvërejmë se pjesë e mirë e të shkruarit paraqitet jo robëria e shqiptarëve por dallimet e tyre, jo lufta e tyre por bindjet, jo programi i tyre kombëtar por fuqia për të luftuar njëri tjetrin.

V

Sot ende për zhvillimet në Luftën e Dytë Botërore respektivisht luftën antifashiste në Shqipëri ka shpjegime nga më të ndryshmet. Se kush e bëri luftën, kush ishin ballistët, bashkëpunëtoret e fashizmit, nazizmit, etj.
Ende ka zëra kur mundohen që edhe ata që ishin me nazizmin gjerman ti arsyetojnë edhe pse bota i ka dhënë vendin në historinë botërore.

Por jo vetëm kaq edhe vet Gjermania e sotme është distancuar nga veprimet e asaj kohet të nazizmit. Edhe në Kosovë edhe pse ne ishim të pushtuar nga Serbët, dallimet e brendshme ishin skajshmërisht të dëmshme për ekzistencën dhe lirin e saj.

Lufta e shqiptarëve të Kosovës së pushtuar me shpresën për bashkim me Shqipërinë e mbledhjes së Bujanit e 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janarit 1944 bëhej në kuadrin e luftës partizane jugosllave. Kemi dëshmorët e kësaj periudhe si Emin Duraku, Avdulla Presheva, Zenel Hajdini, Ganimete Tërbeshi, Selami Hallaqi (njihen më shumë dhe janë më popullor nga lexuesi kosovar, sepse kemi edhe shumë të tjerë të rënë në periudhën e LDB )e shumica shqiptare që u tradhtuan pa fajin e tyre por të elitave udhëheqëse dhe mbetën nën Jugosllavi.

Në këtë luftë Kosova hyri e tradhtuar por edhe doli e tradhtuar. Kemi edhe figura që prej vitit 1941 deri 1944 iu bashkuan forcave gjermane në Kosovë me një fjalë nazizmit gjerman. Po ashtu kemi edhe personalitete të cilët këtë luftë nuk e shihnin të tyre dhe iu kundërvunë politikës serbe edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj.

Këto figura përdallim me Shqipërinë nuk iu bashkuan qoftë forcave naziste dhe kishin objektiva të qarta politike dhe ushtarake për Kosovën dhe shqiptarët. Historia në tërësi shqiptare, por edhe kjo e tanishmja Kosovare nuk e ka dhënë fjalën përfundimtare për këto ngjarje. Kemi dualitet, përsiatje jo shkencë.

As studime të duhura që vlerësimin e bëjnë në bazë të ideve të tyre duke e shpjeguar me dokumente arkivore por edhe zhvillimet ndërkombëtare.

Rrethanat e Luftës së Dytë Botërore në emër të internacionalizmit proletar, diversiteti ishte i përmasave të mëdha e që për rezultat pati vazhdimin e robërisë sidomos Kosovës në kuadratin e federatës jugosllave.

Tani si do të shpjegonin në literaturë për nxënësit dhe studentët luftën e Shqiptarëve të Kosovës, komunistëve shqiptarësi partizan bashkë me serbët kundër nazizmit Gjerman gjatë luftës së Dytë Botërore.

Si do të shihen përpjekjet titanike të Xhon Sereqit, Shaban Polluzhës, mulla Idriz Gjilanit e disa organizata që pa kushte e kishin bashkimin me Shqipërinë dhe nuk u pajtuan me partizanët jugosllav dhe shqiptarë të asaj kohe. Si do të shpjegohet përpjekja e atyre shqiptarëve që u bënë bashkë me nazizmin gjerman në këtë luftë botërore.

Këto shkarje po i përmendi për të vënë në pah që shqiptarët as këtu dhe Shqipërinë e sotme dhe në vendet tjera të pushtuara nuk ia arritën të gjejnë rrugën për një platformë të përbashkët për perspektivën në Ballkanin e trazuar.

Ky defekt i brendshëm shqiptarë duhet të studiohet më thellë nga shkencat e ndryshme si historike, psikologjike, sociologjike deri edhe në gjenetikën e cila historikisht dëmtoi vetë jetën dhe krijimin e një shteti sikurse të tjerët.

Po të merrej me kujdesi libri apo platforma e shkruar nga Sami Frasheri”Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet “Shqipëria, ngjarjet dhe zhvillimi i trungut shqiptarë do të kishte premisa tjera në Ballkanin e tendosur.

Në gjithë historinë tonë të shekullit XX mësojmë më shumë se si fqinjët vranë , masakruan, shkatërruan vendet e ndryshme shqiptare.

Mësojmë përpjekjet, krijimin e qetave, formimin e komiteteve të ndryshme,organizimin e mërgatës por studime të thella të natyrës kritike që nuk u arrit platformë e përbashkët shqiptare nuk kemi.

Shtrohen pyetje të shumta:
Pse ne nuk arritëm të bëjmë shtetin tonë sikur të tjerët?
Pse vetëm ne nuk krijuam aleanca të natyrshme me të tjerët?
Pse mungonte përkrahja e fuqive të mëdha?
Pse fqinjët ishin aq mizorë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, etj.?
Cilat ishin luftërat tona të cilat i vënë pikë përpjekjeve shekullore?
Cilat personalitete ndryshuan historinë tonë të cilat arritën të kurorëzohen me fitore?
Cilat ngjarje bënë ndryshimin historik e shumë pyetje të tjera që shkenca me sa kam njohuri nuk ka dhënë shpjegimin e duhur?

Katër ngjarje edhe pse edhe këtu ka dallime dhe konfuzion si koha e Gjergj Kastriotit prej vitit 1443-1468, 28 nëntori i vitit 1912, Lufta Nacional Antifashiste në Shqipëri dhe lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kapitalizuan në një masë objektivat e kohës dhe ekziston qartësi shkencore për rëndësinë historike që kishin. (Fund)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, ka mbajtur një fjalim…