Historiani francez: Në nëntor arrihet marrëveshja finale Kosovë-Serbi

19 gusht 2018 | 16:22

Aleksi Trud është një historian dhe politolog francez. Duke u thirrur në informatat e veta diplomatike, ai është shprehur se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të nënshkruhet në muajin nëntor.

Madje,  Trud në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” e ka “zbuluar” edhe vendin e nënshkrimit. Ai ka thënë se kjo marrëveshje do të nënshkruhet në Paris.

“Raundi i ardhshëm i dialogut do të jetë në fillim të shtatorit, do të jetë faza vendimtare. Sipas informatave të mia marrëveshja përfundimtare do të nënshkruhet në Paris më 11 dhe 12 nëntor. Kjo do të përkojë pikërisht me rastin e fitores së aleatëve në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore”, ka thënë Trud, transmeton “lajmi.net”.

I pyetur se kur kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi, historian francez ka përmendur pranverën e vitit të ardhshëm si një afat optimal.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dhuna…