Historike: Hapet linja telefonike ndërmjet Koresë Veriore dhe Jugore

20 prill 2018 | 16:08

Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë hapur linjat telefonike për herë të parë në historinë e tyre përpara takimit mes dy presidentëve të shteteve respektive.

Zyra presidenciale e Koresë Jugore, ka thënë se një thirrje provë prej 4 minutash dhe 19 sekondash midis presidencës së Shtëpisë Blu të Seulit dhe Komisionit të Fuqishëm Shtetëror të Phenianit ka shkuar mirë.

Në të kaluarën, të dy palët kanë komunikuar nëpërmjet një linje telefonike në fshatin e kufirit Panmunjom, por linja shpesh është mbyllur, raporton “DW”.

Pas disa viteve të rritjes së tensioneve mes dy shteteve, për shkak të provave nukleare nga ana e Koresë Veriore ka filluar të zbutë qëndrimet e saj karshi vendeve perëndimore.

Lideri i Koresë Jugore, Moon Jae-in dhe i Koresë Veriore, Kim Jong Un, do të takohen javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjeturat e raportit të Komisionit Evropian për Kosovën, të…