Hodges, i zhgënjyer që përpjekjet e ShBA-së për dialog nuk u përmendën nga Gjermania dhe Franca

28 maj 2020 | 12:30

U zhgënjeva që përpjekjet e Shteteve të Bashkuara nuk u përmendën në deklaratën e përbashkët të ministrave gjermanë dhe francezë. Shpresoj për bashkëpunim nga të gjitha palët.

Kështu ka thënë për “Zërin e Amerikës”, Franklin Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës së Uashingtonit për Analizën e Politikave Evropiane.

Përgjigjja e tij ka ardhur me rastin e thirrjes së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë sa më shpejt dialogun.

“Unë do të doja të mendoja se kishte një koordinim midis përpjekjeve të Gjermanisë, Francës dhe Bashkimit Evropian dhe përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara. Unë mendoj se përpjekjet e përbashkëta do të ofrojnë shanset më të mira për sukses, sepse ato përfaqësojnë kombinimin më të gjerë të mbështetjes politike dhe ekonomike”, tha Hodges, ish-komandant i përgjithshëm i forcave tokësore të ShBA-së në Evropë.

Duke folur për “Zërin e Amerikës”, Matthew Palmer, përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se nuk kishte asgjë befasuese në thirrjen e përbashkët të Gjermanisë dhe Francës për të rinovuar dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve të…