Hodges: ShBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë strategji të qartë për Kosovën

18 maj 2022 | 15:27

Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm dhe do të pengojë integrimin e tij në strukturat euro-atlantike, ka thënë Ben Hodges, bashkëpunëtor i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA), me seli në Uashington.

Sipas tij, mungesa e një strategjie të qëndrueshme perëndimore e ka lënë Ballkanin të cenueshëm përballë Rusisë.

“Nuk mund të lëvizim herë brenda, herë jashtë, duhet të ketë interes të qëndrueshëm dhe afatgjatë”, ka thënë Hodges në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Hodges, i cili ka shërbyer edhe si komandant i forcave amerikane në Evropë, ka thënë se e kupton interesimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, por ka shtuar se në afat të shkurtër, ShBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një strategji të qëndrueshme për rajonin, e cila adreson zhvillimin ekonomik, ashtu si edhe sigurinë dhe çështje të tjera.

Duke komentuar kërkesën e Kosovës për një bazë të përhershme amerikane në territorin e saj, Hodges ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është përgjigjja e duhur.

Intervista e plotë: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën zhvillohet Final 4 i JR NBA Kosovës, ku…