Holanda ndan 350 milionë euro për Ukrainën

21 mars 2024 | 08:40

Holanda ka ndarë 350 milionë euro për municionet e aeroplanëve luftarakë F-16 dhe dronët e avancuar të zbulimit, të cilët do t’i dhurohen Ukrainës.

Kështu ka deklaruar ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren sonte në Kiev, ku ajo kishte shkuar për tu “solidarizuar” me ukrainasit.

Ministrja gjithashtu tha “se me 150 milionë euro do të blejmë raketa tokë-ajër që mund të lëshohen nga F-16”, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë “për dronët e vëzhgimit”.

Danimarka, Holanda dhe SHBA-ja shumë shpejt do t’i dorëzojnë ukrainasve të parin nga dhjetëra aeroplanët F-16.

Ollongren tha se fillimisht danezët do t’ia dhurojnë një aeroplan ukrainasve dhe më pas holandezët, shkruan skynews.

“Kam shumë besim se ne do të fillojmë dërgimin e F-16 këtë verë”, tha ajo dhe shto se “pra, në gjysmën e dytë të vitit F-16-të holandezë do të shkojnë në Ukrainë”.

Në total, Holanda ka ndarë mbi 2.63 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga nisja e luftës me Rusinë. Dy miliardë euro të tjera do t’i jepen gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gërmimet e fundit për të pagjeturit kanë rezultuar me gjetje…