Holanda zgjedh pasuesin e Van Gaal, ish-trajneri i Barçës merr timonin e “Tulipanëve”

06 prill 2022 | 10:17

Louis van Gaal do të largohet nga kombëtarja holandeze pas botërorit “Katar 2022” dhe ka qenë vetë trajneri i “tulipanëve” që e ka bërë të ditur diçka të tillë në një nga televizionet holandeze, pasi ish-timonieri i Manchester United po vuan nga sëmundja e kancerit, teksa po aktualisht po merr edhe trajtimet e duhura.

Holanda nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë edhe zëvendësuesin e tij, i cili tashmë zyrtarisht do të jetë Roland Koeman.

Ish-trajneri i Barcelonës do të ulet në stolin e “Tulipanëve” menjëherë pas përfundimit të botërorit “Katar 2022”, praktikisht Koeman do të marrë çelësat e kombëtares në fillim të vitit 2023, me kombëtaren e Holandës që e ka zyrtarizuar këtë gjë para pak minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh poetik teksa mirëpriti ish-shefin…