Holokausti po ndodh përsëri, thotë kryetari i parlamentit britanik para Zonjës së Parë të Ukrainës

30 nëntor 00:06

Ndërsa Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska po përgatitej të flasë para deputetëve britanikë, kryetari Lindsay Hoyle ka një mesazh për ata në Mbretëria e Bashkuar.

Ai paralajmëron njerëzit që të mos i nënshtrohen “lodhjes së lajmeve”, duke thënë se “Është e lehtë për ne që jetojmë në paqe të mos dëshirojmë të mendojmë për atë që po kaloni”.

“Ashtu siç nuk duhet të harrojmë Holokaustin, nuk mund të mohojmë se po ndodh përsëri”, pohoi ai, raporton skynews.

Hoyle thotë se ata në Perëndim nuk duhet “të mendojnë se kjo situatë po ndodh në një vend të largët” dhe se fjalimi i Zelenskas “duhet të na tronditë përsëri të zgjohemi”.

Ai thotë se britanikët janë “tronditur dhe tmerruar” nga lufta në Ukrainë dhe se ai e kupton se konflikti nuk ka qenë i lehtë për zonjën e parë apo familjen e saj.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë është raportuar për një rast të vjedhjes…