Homazh “Leonidasve” të luftës së Morinës

08 korrik 2022 | 00:54

Ish-komandanit i Betejës së Koshares, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hisen Berisha ka bërë homazhe në nderim të 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve të lirisë në Morinë të Gjakovës.

“Në përvjetorin e luftës së Morinës, i kujtojmë me nderim e respekt të lartë Dëshmorët e lirisë që u flijuan pikërisht me 7 Korrik 1998, për t’ua kthyer ditën e forcave të kufirit të Ushtrisë jugosllave, nga festë, në histori kobi e tmerri që poshtronte kryekriminelin Millosheviq, edhe gjatë gjykimit në Hagë.

Pushkët e tyre, ishin ndër të parat që iu bashkuan jehonës së pushkëve të Adem Jasharit në Prekaz.

Ishin po ashtu, luftëtarë që iu bënë krah luftëtarëve të Betejës së Kosharës, të prirë nga korifenjt e lirisë Sali Çeku e Agim Ramadani.

Një nderim të veçant për morinasit, që përkundër moskujdesit institucional shtetëror, u angazhuan që me kapacitetet private, t’i përjetësojnë në një “Kompleks Memorial” që ruan vlera të traditës, të rezistencës dhe luftës për liri.

Po ashtu, mirënjohje meritojnë edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës që i evidentuan eksponatet luftarake të trasheguara nga Dëshmorët.

Lavdi përherë Dëshmirëve të lirisë që ranë në Morinë e kudo në luftën për liri!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarja e analistja, Kimete Berisha, ka komentuar shifrat e fundit…