Horror në Rusi: Babai vrau foshnjën 8-muajshe, e copëtoi, e ndihmoi bashkëshortja

03 maj 2023 | 08:47

Një ngjarje horror ka ndodhur në Rusi.

Një 33-vjeçar ka vrarë të bijën e tij tetëmuajshe me shklema dhe më pas e ka copëtuar trupin e bebes në bashkëpunim me bashkëshorten.

Ngjarja shokuese nisi si pasojë e një zënke që çifti kishin patur me njëri-tjetrin. Tragjedia nisi i kur babai 33-vjeçar, Yaakov Maiboroda, u tentoi të godiste me shkelma gruan e tij 23-vjeçare, Anastasia, gjatë një sherri.

Por shkelma kapi beben e vogël, e cila për fat të keq ndërroi jetë në vend. Por nuk mbaron me kaq.
Prindërit në vend që të raportonin ngjarjen në polici, vendosën të mbulonin gjurmët e tyre në mënyrën më macabre dhe çnjerëzore.

Ata copëtuan trupin e bebes me thikë dhe makinën për mishin e grirë, të cilat më pas i vendosën në 13 qese plastike.

Më pas ata morën në telefon policinë dhe denoncuan se bebja e tyre ishte rrëmbyer. Por kur policia mbërriti në banesën në qytetin kufitar ruso-ukrainas të Rostov-on-Don, efektivët zbuluan krimin e tmerrshëm, thikat me gjak dhe 13 qeser me trupin e copëtuar të foshnjës.

SipasDaily Mail, fqinjëtë thanë se dëgjuan “ulërima të vazhdueshme” nga apartamenti ku çifti ishte vendosur gjashtë muaj më parë. Sipas të njëjtave dëshmi, dy prindërit ishin vizituar edhe nga shërbimet sociale.

Tashmë prindërit vrasës ndodhen pas hekurave të burgut dhe pritet të dalin para gjykatës më 28 qershor./albeu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se pas raundit të…