Hosni Mubarak varroset me ceremoni ushtarake

26 shkurt 2020 | 16:45

Është mbajtur ceremonia e varrimit me nderime ushtarake në Egjipt për ish-presidentin Hosni Mubarak, i cili vdiq të martën në moshën 91-vjeçare.

Presidenti aktual, Abdul Fattah al-Sisi, u pa së bashku me djemtë e Mubarak, Alaa dhe Gamal, në kortezhin mortor prapa arkivolit i cili u dërgua në xhaminë Field Marshal Tantawi në Kajro.

Qeveria ka shpallur tri ditë zi kombëtare.

Mourners gather outside Cairo's Field Marshal Tantawi mosque for the funeral of Hosni Mubarak (26 February 2020)

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si revolucioni i Pranverës Arabe.

Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon.

Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje.

Kryengritjet e Pranverës Arabe tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme.

President Abdul Fattah al-Sisi (C) stands near Hosni Mubarak's sons Alaa (2nd R) and Gamal (R), at a funeral in Cairo (26 February 2020)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti slloven, Borut Pahor, të mërkurën ka emëruar ish-kryeministrin Janez…