Hotelierët e Kosovës: Sektori i gastronomisë dhe i dasmave të bëjë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet

14 janar 2021 | 16:28

Shoqata e hotelierëve të Kosovës “Pro In”, ka kërkuar që sektori i gastronomëve dhe i dasmave të bëjë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas shoqatës, s’ka votë për ata që punojnë me standard të dyfishtë.

Ata thonë se, vendosja e masave nga ana e Qeverisë së Kosovës janë të palogjikshme. “Ideja më e mirë është qe sektori i gastronomisë e veçanërisht ai i dasmave, më të prekurit prej masave të palogjikshme të qeverive 2020-2021 të bëjë thirrje që të bojkotojmë zgjedhjet! Jemi mjaftë komunitet i madh po të bëhemi bashkë!!! Nuk ka votë për njerëz me standard të dyfishtë, prej të cilëve ndalohet aktiviteti me të cilin mbahen shumë familje, ndërsa po në të njëjtat objekte, e shpeshherë edhe me te vogla fusin nga 500-600 veta për fushate, pa maska, pa distancë pa asgjë”, thuhet në reagim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fuggerei, është një qytezë, e cila ndodhet në Gjermani dhe…