Në Gjermani ekziston një qytet ku qiraja është veç një euro

14 janar 2021 | 16:24

Fuggerei, është një qytezë, e cila ndodhet në Gjermani dhe duket si idealja për çdo njeri, i cili kërkon të nisë një jetë të re, larg zhurmës, smogut e po ashtu shpenzimeve.

Mediat vendëse thonë se në këtë zonë qiratë e shtëpive nuk kanë ndryshuar që prej vitit 1521 dhe ato janë vetëm 0.88 euro.

Fuggerei është një qytezë në Augsburg, në Bavari, e cila ka vetëm 67 shtëpi, 142 apartamente, një kishë dhe pallatin administrativ. Siç transmeton Shekulli, Fuggerei arrin 15.000 metra katrorë dhe është afër qendrës së Augsburger.

Referuar historisë së kësaj qyteze thuhet se ajo u ndërtua në vitin 1521 nga Jakob Fuggeri dhe prej asaj kohe nisi të popullohej.

Jakobi asokohe u bë mjaft i pasur pasi merrej me tregtinë metaleve dhe përmes marrëveshjeve ekonomike. E më pas vendosi të krijonte komunitetin.

Deri sot Fuggerei mbetet vendi me qiranë më të ulët dhe mund të përballohet nga çdo njeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një angleze pranoi përpara gjykatës përfshirjen e saj në trafikun…