Anglezja e pranon para Gjykatës: Trafikova 3 shqiptarë, me paratë zmadhova gjoksin

14 janar 16:21
Një angleze pranoi përpara gjykatës përfshirjen e saj në trafikun e shqiptarëve në Angli, duke pohuar se me paratë e fituara, i përdori në ndërhyrje kirurgjikale për të zmadhuar gjoksin.

Top Channeli, duke iu referuar medias angleze, raporton se agjencia e kufirit UK Border Force ndaloi Eleanor Coatmanin në portin e Doverit, pasi në bagazhin e makinës iu gjet një grua shqiptare.

Sakaq u zbulua se Eleanor Coatmani tentoi të rikthente në Angli një shqiptar të dëbuar pasi ishte dënuar për trafik droge.

Eleanor Coatmani, jo vetëm që pranoi ta trafikonte atë, por edhe tre shqiptarë me origjinë nga Kukësi të tjerë kushërinjtë e këtij personi në rrugën e radhës.

Gjykatësi tha se ajo i përdori paratë për të zmadhuar gjoksin, paguar disa borxhe dhe blerë dhuratat e Krishtlindjes. Coatman, 34,vjeçe pranoi 5 akuzat për shkelje të rregullave të emigracionit në periudhën tetor-dhjetor 2019.

Gjykatësi Tom Brown e dënoi me 2 vjet burgim, të konvertuara në shërbim prove.

Prokurori Richard Posner tha se hetimet kanë zbuluar që Eleanor Coatmani kishte ndërmarrë 4 udhëtime në Francë për të sjellë shqiptarët duke përfituar £12,500.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur mbledhje komemorative, me…