Universiteti “Kadri Zeka” mbajti mbledhje komemorative për ish-rektorin Arben Dërmaku

14 janar 2021 | 16:20

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbajtur mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Arben Dërmakut, themelues dhe ish-rektor i këtij universiteti.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, ka shprehur ngushëllimi për familjarët miqtë dhe kolegët të tij.

Rektori Kosumi ka thënë se profesori Arben Dërmaku ka qenë nxitësi i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë.

“Fatet jetësore janë të tilla, ai ka shkuar por pas vetes kemi punën e madhe dhe njëkohësisht edhe pikëllimin. Ai ka qenë një prej ekonomistëve më të mirë të Kosovës. Ai ka qenë nxitës i reformimit të Arsimit të Lartë në Kosovë .Ai njihet për një përmasë tjetër dhe ka dhënë kontribut në themelimin e Universitetit Kadri Zeka në Gjilan. Vullneti i tij për ta ngritur Universitetin duhet të jetë shembull edhe ne që jemi sot këtu”, tha mes tjerash rektori Kosumi.

Kurse profesori, Flamur Hyseni, bashkëpunëtor i profesorit Arben Dërmaku, në themelimin e Universitetit “Kadri Zeka”, ka treguar rrugëtimin e tij së bashku me Arben Dërmakun, në shtyrjen e proceseve për themelimin e Universitetit të Gjilanit.

Image preview

“Unë kisha fatin që të jem nga më të rinjtë në procesin e themelimit të Universitetit. Arbenin e njihja nga fakulteti Ekonomik në Prishtinë”, tha profesor Hyseni.

Ndërsa, në pamundësi për të ardhur kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e Arben Dërmakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në datën e…