Hoti: Asociacioni, temë e mbyllur

28 shtator 2020 | 11:45

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përsëritur të hënën se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është një temë tashmë e mbyllur.

“Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 (midis Kosovës dhe Serbisë), e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, ka thënë Hoti.

Hoti këto komente i ka bërë në një konferencë për medie në Prishtinë, në ditën kur është dashur të mbahet një raund i ri i dialogut Kosovë-Serbi, në nivel ekspertësh, por që është shtyrë, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët evropianë, situatës së krijuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Perparim Kryeziu ka, i është drejtuar…