Hoti: Bizneset dhe qytetarët përfitojnë 470 milionë euro nga projektligji për rimëkëmbje ekonomike

30 gusht 2020 | 14:42

Prishtinë, 30 gusht (ER) – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se përfitimet për qytetarë dhe biznese nga Projektligji për rimëkëmbje ekonomike janë rreth 470 milionë euro.

Sipas Hotit, në analizën që Ministria e Financave i ka bërë këtij projektligji, që është në pritje për miratim në Kuvendin e Kosovës, rezulton se përfitimet për qytetarë dhe biznese sivjet dhe vitin e ardhshëm janë rreth 470 milionë euro.

“Ky vlerësim i efekteve ekonomike dhe sociale është nxjerrë duke analizuar secilin nen të projekt-ligjit. Këto mjete, së bashku me fondin prej 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxhetit për 2020 tanimë të miratuar, do të lehtësojë dukshëm pasojat e pandemisë për qytetarë dhe biznese. Është tepër me rëndësi që në seancën e parë në sesionin vjeshtor të Kuvendit të miratohet ky projekt-ligj”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq e ka quajtur Milanin shtëpi të veten, pak…