Hoti: Deklarimet e Veselit, të vonuara

31 gusht 2018 | 14:51

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka se konsolidimi i mëtejmë i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është dëmtuar shumë nga veprimet jokushtetuese të presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Njohjet e reja dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është stopuar plotësisht. Praktikisht, ministri i jashtëm i Kosovës rrinë kot në zyrën e tij. Deklarimet e sotme të kryetarit të PDK-së janë të vonuara. Ai është bashkëfajtor në këtë dëm që i është bërë shtetit të Kosovës, pasi asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për këto veprime kundër shtetit të Kosovës nga presidenti Thaçi”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, të premten në një konference për medie, duke folur për idetë e fundit politike, shkëmbimin e territoreve dhe ndarjen e Kosovës, ka bërë me dije se integriteti territorial i Kosovës është i shenjtë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rritur sulmet e tij ndaj…