Hoti deklarohet rreth përleshjes së anëtarëve të LDK-së në Mitrovicë

19 maj 2019 | 17:21

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nuk ka qenë prezent gjatë përhedhjes së anëtarëve të kësaj partie gjatë Kuvendi zgjedhor të një nëndege në Mitrovicë.

Hoti ka thënë se ka qenë vetëm në hapje të Kuvendit zgjedhor dhe se nuk ka qëndruar deri në fund.

“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në Kuvendin e një nëndege në Mitrovicë. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike. Unë kam qenë vetëm në hapje të Kuvendit, dhe mandej jam larguar”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…