Vazhdojnë investimet infrastrukturore në fshatrat e Deçanit 

19 maj 2019 | 17:13

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije së është duke u rinovuar rruga kryesore në fshatin Llukë të kësaj komune.

“Po punohet me intensitet të shtuar renovimi dhe asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Llukë, segmentet nga Lluka deri në Pozhar dhe segmenti i rrugës së UÇK-së nga qendra në Podin e Gështenjave”, ka deklaruar Ramosaj.

Po ashtu Ramosaj ka bërë me dije se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve edhe në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetët e PDK-së,…