Hoti del me propozime për qeverinë për ta luftuar inflacionin

19 janar 2024 | 11:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur disa statistika të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ku ndër të tjera është theksuar se 43.4 për qind e familjeve në Kosovë nuk mund të përballojnë një shpenzim prej 100 eurove nga burimet e veta.

Hoti ka shkruar në “Facebook” se shkaktari i kësaj situate është inflacioni. Në këtë kontekst, Hoti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës indeksimin e pensioneve dhe asistencës sociale së paku aq sa ka qenë inflacioni.

Postimi i plotë i Hotit:

– 43.4% e familjeve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove nga burimet e tyre vetanake;

– 49.2% e familjeve nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një shujte çdo dy ditë që përfshinë mishin, pulën dhe peshkun;

– 48.8% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e borxheve është barrë e rëndë financiare;

– 8.1% e familjeve kishin vështirësi të mëdha, ndërkaq 20.1% përballeshin me vështirësi, në kryerjen e pagesave të nevojshme të zakonshme të familjes, marrë parasysh të ardhurat.

Shkaktari burimor i kësaj situate është inflacioni. Por, thellimi i krizës erdhi si rezultat i mungesës së masave adekuate për të zbutur pasojat e inflacionit për familjet.

E kemi ngritur vazhdimisht në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, se ndihma e njëhershme nuk është zgjidhje për zbutjen e pasojave të inflacionit. Tani këtë po e dëshmojnë statistikat e Qeverisë.

Zgjidhja është: (1) indeksimi i pensioneve dhe asistencës sociale, së paku aq sa ka qenë inflacioni, në mënyrë që të ruhet standardi minimal i jetës së familjeve më të cenueshme nga inflacioni, si dhe (2) zgjerimi i përkohshëm i listës së mallrave me normë të reduktuar të TVSh-së prej 8 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja me gjasë pritet të largohet nga Chelsea gjatë…