Hoti: Dikur i rrotullonin kamionët, në 2021-n rritje prej 76 për qind të importit të mallrave nga Serbia

07 qershor 2022 | 12:32

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi sipas tyre dikur i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia e në vitin 2021 Serbia kthehet në vendin e parë me mallra në Kosovë, me rritje prej 76 për qind.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta. Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%. Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë…