Hoti do të flasë sot për takimet në Uashington dhe Bruksel

09 shtator 2020 | 11:16

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi-Dukagjini.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Hoti ka thënë se është i kënaqur që sot ka përfunduar punimet rehabilituese në sistemimin e ujitjes, i cili lidh Radoniqin me Dukagjinin që është nisur para pesë vjetëve.

“Nuk ka investim më produktiv sesa investimi në bujqësi, sepse e rrit produktivitetin së paku tri herë”, ka thënë Hoti.

Kryeministri Hoti, i cili sot e ka paraqitjen e parë publike në terren pas kthimit nga Uashingtoni dhe Brukseli ka thënë se do t’iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në ora 15:00, kur edhe do të mbahet mbledhja e qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitarët potencialë të proceseve gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare…