Hoti: Emërimi i një spiuni serb si këshilltar i presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

22 qershor 2019 | 14:54

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se emërimi i një spiuni serb si këshilltar i presidentit paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Si ka mundësi që presidenti nuk ka qenë në dijeni për të kaluarën e këtij personi kur dy ish shefa të AKI-së punojnë si këshilltarë të tij?! Ndërkaq, shefi aktual i AKI-së, që i përgjigjet edhe Presidentit, ka qenë Drejtor i Policisë kur ky person i sigurimit serb ishte burgosur nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Por, përse presidenti emëron një spiun serb në kabinetin e tij?! Kush ia ka kërkuar emërimin e këtij personi?! Për këtë Presidenti duhet të pergjigjet”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Nora Gjakova i ka siguruar medalje Kosovës në Lojërat…