Kosova dhe Zvicra synojnë thellimin e bashkëpunimit, Kurti takohet me presidentin Guy Parmelin
13 nëntor 2026
| 12:46
Dje, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), kryeministri Albin Kurti, ka takuar presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin.
Kurti ka theksuar se marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran.
“Jemi mirënjohës për kontributin e Zvicrës, me të cilën muajin e kaluar nisëm një kapitull të ri bashkëpunimi, me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (EFTA), që përfshin edhe shërbimet përveçse mallrat”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.



