Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

13 nëntor 2026 | 12:27

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar të premten raportin vjetor të punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL).

Raportin ia ka dorëzuar drejtori ekzekutiv i këtij institucioni, Atdhe Hetemi, gjatë një takimi me Haxhiun.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është informuar për punën e Institutit gjatë këtij viti, me theks të veçantë në procesin e verifikimit të të dhënave për secilën viktimë të luftës.

Sipas saj, në bazë të këtyre të dhënave është hartuar lista preliminare e viktimave të luftës, e cila është publikuar në korrik.

Haxhiu ka theksuar se për herë të parë institucionet e Kosovës kanë regjistruar viktimat e luftës një nga një, duke u mbështetur në dokumente dhe dëshmi të verifikuara.

“Përballë mohimit të krimeve nga Serbia, ky dokumentim i saktë është përgjigjja jonë më e fuqishme”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund, Haxhiu ka theksuar se Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë ta mbështesë punën e IKKL-së, ndërsa ka shprehur mirënjohje për drejtorin Hetemi dhe stafin për profesionalizmin dhe kujdesin në trajtimin e secilit emër dhe dëshmi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sipas projeksionit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), gjatë vitit…