Hoti falënderon deputetët për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

04 dhjetor 2020 | 15:20

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë se nga ky projektligj, qytetarët do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë.

“U jam mirënjohës dhe u falënderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike të Qeverisë së Kosovës. Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #Covid-19. #rimekembja #QeveriaHoti”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se mandati i…