Hoti: Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës

23 nëntor 2020 | 14:12

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë sot homazhe në nderim të jetës dhe veprës të ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja, raporton “Epoka e re”.

“Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij, sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por ne do ta kujtojmë gjithmonë më këngët e tij”, ka thënë Hoti.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, kryeministri Hoti shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 70-vjetorit të Konventës Evropiane për të Drejtat…