Hoti kërkon legjitimimin e institucioneve nëpërmjet zgjedhjeve të reja parlamentare

16 prill 2019 | 15:51

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se është e nevojshme që institucionet e vendit të legjitimohen nëpërmjet zgjedhjeve të reja.

Hoti ka theksuar se dëshminë e mungesës së legjitimitetit shihet në Kuvendin e Kosovës.

“Duhet fillimisht të legjitimohen institucionet e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira, sepse nuk janë legjitime. Dëshmia më e qartë e mungesës së legjitimitetit shihet në Kuvend, ku pikat e papërfunduara sillen nga një seancë në tjetrën nga qershori i vitit të kaluar. Ata që në zgjedhje të lira fitojnë besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Kosovën, të njëjtit duhet ta përfaqësojnë Kosovën në dialogun me Serbinë”.

“Të jetë e qartë për të gjithë se dialogu me Serbinë nuk do të përfshijë rishikimin e shtetit të Kosovës, por normalizimin e marrëdhënieve me një shtet që nuk po na njeh. Vetëm kaq. Pozitë dhe opozitë duhet të jenë bashkë në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri…