Hoti kërkon publikimin e listës së veteranëve të vërtetë të UÇK-së

19 prill 2018 | 11:32

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se asnjëherë nuk do të vendoset drejtësi për kategoritë e dala nga lufta, pa i nxjerrë ish-Shtabi i Përgjithshëm dhe ish-Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës listat e pjesëtarëve të vërtetë të UÇK-së.

“Vetëm kur ato lista të bëhen publike, ushtarët e vërtetë do të marrin vlerësimin e merituar. Dhe do të dalin sheshit motivet kriminale e politike të fryrjes së numrit të veteranëve e invalidëve të luftës. Deri atëherë, taksat e qytetarëve të varfër të Kosovës do të shpenzohen padrejtësisht. LDK-ja e mbështet fuqishëm ndriçimin e plotë të këtij procesi, në mënyrë që të garantohet paprekshmëria e pastërtisë së kauzës çlirimtare të luftëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Listës Serbe nesër ( e premte) do të…