Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani pati 7 kushte më 14 shkurt 2021, por mashtruan qytetarët

23 mars 2023 | 22:01

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se sa i përket dialogut, koalicioni Kurti-Osmani ka hyrë në kontratë me qytetarët e Kosovës më 14 shkurt 2021 me 7 kushte.

“1. Nuk ka Zajednicë dhe asociacion, siç thoshin “as asi, e as ksi”. 2. Nuk ka dialog pa kërkim falje. 3. Nuk ka dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve. 4. Rishikim/vlerësim i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme. 5. Dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke. 6. Reciprocitet me Serbinë në çdo gjë, që vendoset brenda javësh pas formimit të Qeverisë. 7. Të njëjtat të drejta për shqiptarët në Luginën e Preshevës sikurse për serbët në Kosovë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka theksuar se marrëveshja e Ohrit bie në kundërshtim me të gjitha këto kushte.

“Njerëzit janë mashtruar. Duhet mandat i ri bazuar në këtë marrëveshje. Duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve me qëndrimet e reja të qeverisë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Përgjatë mandatit të Kurtit, sot, për herë të dytë, është…