Hoti: Kurti, një politikan që shkel mbi çdo gjë për ta ruajtur pushtetin

02 maj 2023 | 13:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do t’i kishte kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual.

“Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar asociacionin, negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ai ka thënë se pavarësisht kësaj, dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani ka fituar trofeun e parë…