Hoti: Me binomin fatkeq të Kosovës Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane

30 qershor 2023 | 19:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër (Albin Kurti) dhe presidente (Vjosa Osmani) që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët, kjo pas paralajmërimeve të Bashkimit Evropian për masa ndaj Prishtinës në rast të mos zbatimit të kërkesave të tyre për de-përshkallëzimin e situatës në Veri.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka potencuar se “izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën”, duke shtuar se “edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-së, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara”.

“Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë”, shkroi ai në Facebook.

Ish-kryeministri i Kosovës vlerëson se me të gjitha sfidat që i ka pasur Kosova, “nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik”.

“Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore”.

Tutje, deputeti i LDK-së pohoi se duhet “ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik”.

Postimi i plotë:

1. Izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën. Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë.
2. Me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik. Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.
3. Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, vlerëson se Albin Kurti është…