Hoti me pikëllim të madh i shpreh ngushëllime familjes Mula

30 tetor 2020 | 08:40

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së artistit shqiptar, Avni Mula. Hoti ka shkruar në “Facebook” se lajmin për ndarjen nga jeta të Mulës e ka pritur me pikëllim të madh.

“Me pikëllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Avni Mula”, ka shkruar ai.

Kryeministri u ka shprehur ngushëllime familjarëve. “Ngushëllime të sinqerta Inva Mulës, të gjithë familjes dhe komunitetit të artistëve. Vepra e çmuar e kompozitorit dhe baritonit tonë, do të jetojë gjatë edhe për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja Angela Merkel premtoi se bizneset e goditura nga masat…