Hoti në Obiliq kërkon të votohet LDK-ja

08 shkurt 2021 | 15:25

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën në një tubimin elektoral në Obiliq, ka thënë kjo parti është alternativa e vetme që e ruan shtetin e Kosovës dhe kursin e saj evropian.

“Shihni këta oponentët tanë si po dalin rrugëve me megafon, e me shirita të kuq që janë shenjë e komunizmit, shenjë e regjimeve totalitare. Më 14 shkurt të gjithë duhet ta kuptojnë se Kosova nuk mbështet mentalitetin komunist por e mbështetë mentalitetin zhvillimor evropian që përfaqësohet nga LDK-ja”, ka thënë Hoti.

Më tutje, Hoti ka folur edhe programin e kësaj partie në zgjedhje, duke u zotuar se qeveria e re do të vazhdoj mbështetjen për Komunën e Obiliqit.

“Obiliqi është vend që i jep energji gjithë Kosovës, i jep ngrohjen Prishtinës, prandaj qytetarët e Kosovës i kanë borxh Obiliqit dhe do ta kenë përkrahjen e qeverisë ashtu siç e kanë pasur deri tani nga qeveria e drejtuar nga LDK”, është shprehur Hoti, duke kërkuar nga të gjithë që më të bashkuar se kurrë, t’i japin mbështetje LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Jam këtu për të kërkuar besimin për të quar përpara misionin e shenjtë të ndërtimit të shtetit, mision i nisur 31 vite me parë. Ky mision destinacion, e ka anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë këtë. E kemi marrë qeverinë me sanksione amerikan dhe kemi përmbyllë vitin me marrëveshjen që i sjell Kosovës 1 miliard euro investime, që i solli njohjen nga Izraeli. Po ashtu, viti është përmbyll edhe me vendimin që FSK si pjesë e ushtrisë amerikane të shkoj në misione paqeruajtëse në botë”,  është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e dashur për publikun, Tayna, ka publikuar një fotografi…