Hoti: Në raportimin e ministrit të Financave u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet

21 tetor 2023 | 10:03

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në raportimin e ministrit të Financave, u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023, dëme në vlerë prej 23.5 milionë euro, ku janë dëmtuar 1,253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.

“Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro. Për dijeni, Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve”, ka shkruar Hoti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e futbollit u rikthye dje pas pushimit prej dy…